Të supozojmë që jeni ballafaquar me diskriminim gjinor në shkollë apo vend të punës. Për shembull, ju jeni diskriminuar në vend të punës si grua për shkak të shtatzënisë apo statusit martesor, apo në shkollë thjeshtë sepse je femër ju konsiderojnë si të “papërshtatshme” për një trajnim të caktuar profesional që jeni duke ndjekur. Duhet ditur që Ligji për barazi gjinore dhe Ligji për mbrojtje nga diskriminimi ofrojnë bazë të mjaftueshme ligjore që ju të ndërmerrni ndonjë veprim dhe të kërkoni llogaridhënie nga ata që iu diskriminojnë. Ligji për barazi gjinore ndalon diskriminimin gjinor në vend të punës (Klauzola 15) gjatë hartimit të kritereve për rekrutim, kushteve të punës, anëtarësim në ndonjë organizatë profesionale etj. Ky ligj gjithashtu ndalon diskriminimin në sigurimin e skemës për mbrojtje sociale në punë (Klauzola 16) si dhe parasheh drejtat për pagë të barabartë për femra dhe meshkuj kur të kryejnë punën me vlerë të njëjtë (Klauzola 17, 1.1.2). Klauzola 20 e Ligjit për barazi gjinore ndalon diskriminim e drejtpërdrejtë apo të tërthortë gjinor në lidhje me shkollimin duke përfshirë pengesat për shkollim në institucione publike apo private apo ofrimin e mundësive për përzgjedhjen e një fushe specifike të studimeve apo trajnime.