Nëse gjykata i refuzon ankesat e tua, atëherë çështja gjithmonë mund t’i adresohet gjykatës së shkallës së dytë. Përveç kësaj, Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme thotë se një trup i pavarur i cili do të vendosë për ankesat dhe parashtresat e ndërlidhura me procesin zgjedhor është Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Cilido person që ka interes ligjor për zgjedhjet mund të dërgojë çështjet te KZAP-ja.
- Gjeje në Ligj: Kushtetuta e Kosovës, Ligji mbi Zgjedhjet e Përgjithshme, Kodi Penal i Kosovës (Nenet 212-215)
- Kush është përgjegjës: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vëzhguesit zgjedhor, policia e Kosovës, prokuroria
- Kush mund të më ndihmojë: Gjykata e shkallës së dytë, Komisioni i Zgjedhjeve për Ankesa dhe Parashtresa