Të supozojmë që zbuloni që komunikimi juaj elektronik është përgjuar paligjshëm nga institucionet publike pa aprovim të gjykatës. Duhet ditur që Ligji për përgjimin e komunikimeve elektronike parasheh disa procedura dhe mekanizma të kontrollit të brendshëm për të siguruar që drejtat tuaja të mos shkelen. Ligji në mënyrë specifike parasheh që mbrojtja e drejtave të atyre që janë nën mbikëqyrje të bazohet të respektimin e drejtave dhe lirive të njeriut të garantuara me Kushtetutë dhe Konventën Evropiane për Drejtat e Njeriut Gjithashtu, sipas ligjit, komunikimi juaj elektronik nuk mund të përgjohet përpos nëse jeni nën hetime për ndonjë procedurë penale apo paraqitni rrezik për sigurinë kombëtarë të vendit dhe nëse nuk ka aprovim nga gjykata. Përgjim i ligjshëm konsiderohet  vetëm ai për të cilin është lëshuar urdhër i ligjshëm nga gjykata kompetente për të autorizuar përgjimin. Çdo përgjim tjetër jo zyrtarë dhe pa bazë ligjore iu lejon juve të kërkoni hetim dhe të parashtroni padi kundër kryerësve.