Je nga një familje e cila ka pasur viktima civile gjatë luftës, ose ka pasur anëtarë të familjes të cilat ishin pjesë e UÇK-së, dhe po e pyet veten se çfarë të drejtash të takojnë me ligj. Ka shumë përfitime të cilat të takojnë në bazë të Ligjit për të drejtat e familjeve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve dhe pjesëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të viktimave civile të luftës. Nëse prindi të ka vdekur gjatë luftës si ushtar apo civil, atëherë ty të takon mes shumë shërbimeve të tjera sociale edhe një pension familjar. Familja gjithashtu mund ta trashëgojë pensionin e një invalidi të luftës dhe sipas Ligjit për Veteranët e UÇK-së mund ta trashëgojë edhe pensionin e veteranit. Pensioni i takon vetëm familjes së menjëhershme. Fëmijët e të rënëve gjithashtu kanë të drejtë ta trashëgojnë pensionin deri në moshën 18 ose 26 vjeçare – varësisht nga momenti kur vendosin të lënë shkollimin dhe universitetin, dhe të bëhen pjesë e tregut të punës